Liverpooli nesër luan sfidën e parë në rrethin e 1/8 së finales ndaj Parisit në udhëtim.
Trajneri parisien Luis Enrique pret një përballje të fortë midis këtyre dy skuadrave si dhe vlerëson lart formën e skuadrës së Arne Slot, shkruan Arbresh.info.
“Jemi shumë të ngjashëm për nga ritmi i lojës, intensiteti, ndoshta nuk jemi aq të fortë fizikisht, por kemi një ritëm shumë të lartë. Ndeshja do të jetë intensive dhe e vështirë. Kjo është një nga ndeshjet më të bukura që mund të shihni në letër”.
“Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në Evropë në vitet e fundit. Nuk është vetëm Salah, ata kanë shumë lojtarë shumë të mirë. Është një skuadër e kompletuar, por kjo ndeshje është një mundësi për të treguar se jemi në lartësinë e detyrës. Sa më i fortë të jetë kundërshtari, aq më të motivuar jemi. Nesër është një ndeshje shumë e veçantë”.
“Kanë 3 avionë luftarakë përpara, të cilët nuk janë të thjeshtë për t’i ndalur. Nëse mund të imponojmë stilin tonë të lojës, do të vuajmë më pak. Qëllimi është të jemi më të mirë se kundërshtarët tanë dhe të mos dëmtojmë veten me kundërsulme”, deklaroi Enrique.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë