Parisi nesër luan ndaj Leverkusenit takimin e radhës në Ligën e Kampionëve.
Para këtij takimi trajneri, Luis Enrique mbajti konferencë për media ku hasi në kritika të gazetarëve për portierin e ri Lucas Chevalier, shkruan Arbresh.info.
Ai i doli në mbrojtje gardianit të PSG-së, duke ua kujtuar mediave dhe gazetarëve se një gjë të tillë për vite me radhë e kanë bërë edhe me ish-portierin e Parisit, Gianluigi Donnarumman.
“Mendoj se nuk ju kujtohet sa shumë vite e kritikuat Gianluigi Donnarumman. Në katër vitet e fundit, ju media, praktikisht e keni ‘vrarë’ sportivisht. Madje unë as nuk kam qenë trajner i Paris Saint-Germain në atë kohë, por më kujtohet shumë mirë sa kritika dëgjoja për Donnarumman.”
“Kur je portier në një klub si Paris Saint-Germain, duhet të mësosh të jetosh me kritikat. Ajo që mund të them për Arnau Tenas është se më pëlqen personaliteti dhe niveli i tij si lojtar. Kemi shumë besim se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Paris Saint-Germain për shumë vite”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Donnarumma u transferua tek Man City këtë verë, pasi trajneri Enrique nuk e pa pjesë të planeve më./Arbresh.info
Droni godet një rrokaqiell në Dubai, hapet vrimë e madhe në ...
Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtari...
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...