Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique tani nuk e ka problem të zëvendësojë yllin e skuadrës së tij, Kylian Mbappe, pasi kuptoi se francezi do të largohet në fund të sezonit, ndoshta drejt Real Madridit.
Që në fillim, trajneri spanjoll nuk ka pasur një marrëdhënie të mrekullueshme me lojtarin e kombëtares së Francës edhe kur ky i fundit bënte paraqitje mjaft bindëse, gjithmonë i kërkonte më shumë.
Në prag të ndeshjes së dytë të 1/8-ave të Champions League kundër Real Sociedad, në prononcimin për mediet, trajneri i PSG-së është është pyetur edhe për marrëdhënien e tij me Mbappe.
Përgjigja e Luis Enriques ishte shumë e ftohtë, ndërsa la të kuptohet që nuk kanë asnjë lloj afrimiteti dhe se e vetmja gjë që i bashkon është fakti që të dy punojnë për PSG-në.
“Ne të dy punojmë për PSG-në”-tha trajneri i parisienëve, ndërsa më pas dhuroi një buzqeshje.
Parisi luan ndaj Sociedadit sonte me fillim nga ora 21:00, teksa ka epërsinë prej dy golash pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0, në “Parkun e Princave”./ss
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...