Enis Bardhi u bë heroi i Levantes e cila ia prishi rekordin historik Barcelonës.
Katalunasit synon ta shkruanin historinë, duke mbyllur kampionatin pa humbje, por Levante e Bardhit e mposhti 5:4.
Mesfushori shqiptar shënoi dy golësh për Levanten.

Bardhi prej verës së vitit të kaluar është transferuar në Levante nga Honvedi i Hungarisë. Ai është shqiptar nga Shkupi, kurse luan me Maqedoninë.
Për dallim nga ai, karriera e vëllait të tij, Behar Bardhit, ka kahje krejtësisht tjetër. Ai është pjesë e futbollit kosovar. Behari luan me Ferizajn, që drejtohet nga Bylbyl Sokoli, shkruan “GazetaOlle.com”.
Lojtari nga Shkupi llogaritet si lojtar univerzal, por që njihet më shumë si mesfushor mbrojtës.

Gazeta Olle ka kontaktuar me Beharin, por që ai ka hezituar të intervistohet, pa dhënë ndonjë arsye.
Derisa Enisi po prek majat e futbollit spanjoll, Behari me Ferizajn po synojnë të inkuadrohen në Vala Superligë, pasi janë në pritje të mësojnë kundërshtarin (Vëllaznimi ose Gjilani) për ndeshjen e barazhit.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin