Enis Bardhi ka kaluar në epërsi Maqedoninë në ndeshjen si mysafirë kundër Lihtenshtajnit.
Ylli me prejardhje shqiptare ka realizuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë duke dërguar në avantazh skuadrën e tij kombëtare në takimin mbrëmjen e sotme (e premte) si mysafirë kundër Lihtenshtajnit, shkruan portali arbresh.info.
Bardhi la të pashpresë portierin e skuadrës nikoqire me goditjen e tij fare pranë zonës së penaltisë.
Ndeshja mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë në Grupin 4 në UEFA Liga e Kombeve.
Rezultati i takimit në stadiumin Rheinpark në Vaduz u zhbllokua në minutën e 53′./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin nga Bardhi:
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...