Futbollisti shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, është zgjedhur lojtari më i mirë që luan jashtë Maqedonisë nga federata e këtij vendi.
Djaloshi shkupjan që paraqitet në radhët e Levantes, po përmbyll një vit me plot suksese, duke fituar një vend në përfaqësuesen e Maqedonisë e po ashtu duke shkëlqyer në La Liga.
“Fillimisht falënderojë Zotin që më dha këtë mundësi që unë të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim”, deklaroi fillimisht Bardhi.
“Gjithashtu falënderoj edhe familjen time që gjithnjë më jep forcë, ndërsa ky çmim nga ana e FFM-së më jep motiv shtesë që të vazhdojë me sukseset e mia. Ishte ky një vit shumë i mbarë, duke filluar që nga përfaqësuesja U21”.

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...