Një ngjarje shokuese ka tronditur futbollin në Senegal, pas konfirmimit të vdekjes së portierit 18-vjeçar Cheikh Toure në Gana.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Integrimit Afrikan dhe Punëve të Jashtme të Senegalit, i riu u mashtrua nga persona që u prezentuan si skautë futbolli, duke e bindur se kishte mundësi të merrte pjesë në prova me një klub profesionist.
Pasi mbërriti në Gana, Toure u rrëmbye nga mashtruesit, të cilët më pas kërkuan shpërblim nga familja e tij.
Fatkeqësisht, kur familja nuk mundi të siguronte shumën e kërkuar, rrëmbyesit i morën jetën të riut.
Autoritetet ganeze dhe senegaleze kanë nisur një hetim të përbashkët për të zbuluar dhe ndëshkuar përgjegjësit e kësaj ngjarjeje makabre.
Rasti ka shkaktuar dhimbje dhe zemërim të madh në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te rreziku i trafikimit të të rinjve futbollistë dhe mashtrimit me prova të rreme, që shpesh shfrytëzojnë ëndrrat e lojtarëve afrikanë për të arritur sukses jashtë vendit.
View this post on Instagram
Ministria senegaleze u ka bërë thirrje klubeve, akademive, trajnerëve dhe prindërve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj çdo oferte të pavërtetuar për prova apo transferime jashtë vendit.
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...