Jadon Sancho është konfirmuar si lojtari i ri i Manchester Unitedit, teksa ndihet shumë i lumtur me transferimin e tij në Old Trafford, ndërsa nuk ka hezituar ta falënderoj ish-klubin e tij, Borussia Dortmund.
Djajtë e Kuq kanë prezantuar sot transferimin e Sanchos nga Borussia Dortmundi, transferim i cili iu ka kushtuar plot 85 milionë euro.
Lojtari ndihet i lumtur me transferimin në Old Trafford dhe rikthimin në Ligën Premier, por i është mirënjohës klubit gjerman.
“Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Dortmundit që më dha mundësinë për të luajtur futboll të ekipit të parë, megjithëse gjithmonë e dija që do të kthehesha në Angli një ditë”, ka thënë fillimisht Sanchos si lojtar i Unitedit.
“Shansi për t’u bashkuar me Manchester United është një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të paraqitem në Ligën Premier”.
“Kjo është një skuadër e re dhe emocionuese dhe e di, së bashku, ne mund të zhvillohemi në diçka të veçantë për të sjellë suksesin që meritojnë tifozët”.
“Unë mezi pres që të punoj me menaxherin dhe ekipin e tij të trajnerëve për të zhvilluar më tej lojën time”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...