Në pritje për t’u transferuar te Interi, Arturo Vidal është rikthyer të stërvitet me Barcelonën, ndonëse siç raportojnë mediat, tashmë mes tij dhe klubit katalan nuk ka më asnjë detyrim kontratual, pasi kanë prishur bashkëpunimin me marrëveshje.
Mesfushori kilen ka arritur një marrëveshje paraprake me Interin, për t’u transferuar te zikaltrit, por gjithçka ka mbetur pezull, pasi presidenti Stiven Zhang u ka dhënë urdhër të qartë drejtuesve të tij që të mos afrojnë asnjë lojtar pa shitur më parë.

Kështu Vidal pret që zikaltrit të largojnë një apo dy futbollistë nga organika e tejmbushur me 32 lojtarë dhe më pas do të fluturojë menjëherë drejt Milanos për t’u vënë në dispozicion të Antonio Contes.
Por deri atëherë është rikthyer të stërvitet nën urdhrat e Koeman, për të ruajtur një formë sa më të mirë dhe për të qenë gati për aventurën e tij të re italiane, këtë herë me fanellën zikaltër.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...