Unai Emery thotë se Denis Suarezi është tani i gatshëm për të qenë titullar në ndeshjet në Premierë Ligë të Arsenalit pas përgatitjeve fizike gjatë pushimeve ndërkombëtare.
Suarez, i cili është në formë huazimi te “Topçinjtë” nga Barcelona, ka bërë katër paraqitje si zëvendësues në ligë qysh pasi iu bashkua klubit në muajin janar, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se po”, ka thënë Emery kur është pyetur nëse Suarez do të përfshihet në skuadër. “Mendoj se ai është në gjendje të mirë për të qenë në njëmbëdhjetshen startuese për të pasur ndikim”
“Mendoj se tani fokusi jonë është për të na ndihmuar shumë në 90 minuta, 30 minuta ose në një minutë. Ne do të kemi nevojë për të gjithë, për çdo lojtarë në ndeshjet e ardhshme”
“Tani ne kemi shumë lojtarë që janë të gatshëm, me mentalitet të madh dhe që mund të shfaqin performancë të madhe dhe duke na ndihmuar neve. Nëse vazhdojmë kështu, ne mund të jemi më të fortë, më kompetitiv dhe me performanca të mëdha, me Denisin apo me ndonjë tjetër lojtar”
Arsenali luan në shtëpi të hënën kundër Newcastles dhe Suarez pritet të jetë titullar./arbresh.info/
Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnic...
Luis Diaz në mesin e katër yjeve që duan transferimin me çdo...
Ambasadori gjerman: Shqipëria ka shanse shumë të mira për në...
Vetëvendosje e kandidon për kryetar të Suharekës, Hamdi Byty...
Trump rikthehet në çështjen Kosovë-Serbi, Besnik Tahiri: Koh...
Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë një ...