Unai Emery është shkarkuar sot në mëngjes nga detyra e trajnerit të Arsenalit.
“Topçinjtë” kishin një ecuri prej shtatë ndeshjeve pa fitore, derisa në përballjen e fundit u mposhtën 2-1 nga Eintracht Frankfurti.
Emery tani u është drejtuar me një letër emocionuese fansave të Arsenalit.“Ka qenë nder për mua të jem kryetrajner i Arsenalit,” shkruhet ndër të tjerash.
“Të gjithë fansat i falënderoj nga thellësia e zemrës që më ndihmuan ta kuptoj dhe ta ndjej madhështinë e Arsenalit.
“Nuk do të dëshiroja asgjë më shumë se të regjistroja rezultate më të mira për ju. Gjithashtu dua t’i dërgoj një mesazh falënderimi gjithë punonjësve të Arsenalit për mënyrën se si më kanë trajtuar. Madhështia e Arsenalit është te secili drejtues, ekzekutiv, punonjës, asistent dhe vullnetar”.
“Ka qenë një vit e gjysmë me shumë emocione, momenteve madhështore dhe disa jo aq madhështore, por asnjëherë nuk ka kaluar ndonjë ditë pa e menduar sa fatlum kam qenë që kam punuar në këtë klub me këta lojtarë”.
“Ata gjithmonë e kanë nderuar fanellën që e kanë veshur. Ata e meritojnë mbështetjen tuaj”.Klas nga Emery, i cili pati këto fjalë për futbollistët, të cilët u tha se ia kthyen shpinën dhe talleshin me të në sy të tij.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...