Kombëtarja e Kosovës të shtunën zhvillon ndeshjen e tretë në UEFA Nations League në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë.
“Dardanët” kanë mbajtur stërvitjen e radhës para ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për kanalin zyrtar të FFK-së, ka folur Lindon Emërllahu.
Ai ka thënë se me angazhim mund të marrin tri pikë ndaj kundërshtarit.
“Me disiplinë dhe angazhim në fushë, besoj se do të marrim 3 pikë në ndeshjen me Lituaninë”, u shpreh Emërllahu
Kujtojmë që Kosova të shtunën nga ora 15:00 luan ndeshjen ndaj Lituanisë, kurse pas tri ditësh luan në “Fadil Vokrri” ndaj Qipros./Arbresh.info
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitë...
Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për shpëtim jete
Abdixhiku: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë...
“Plagë që na i ka lënë korrupsioni”, Kurti: Byroja për Konfi...
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...