Mohamed Elneny është zotuar se do të të japë gjithçka për të ndihmuar Arsenalin të fitojë tituj, pas rinovimit të kontratës edhe për një vit me klubin.
Mesfushori egjiptian iu bashkua klubit londinez nga Basel në vitin 2016, dhe tani po shkon drejt kompletimit të tetë viteve në Emirates Stadium.
Ai është lojtari më jetëgjatë i klubit dhe ka folur për krenarinë e tij sesi skuadra ka përparuar që kur ai shkoi në Londër.
“Jam shumë i lumtur, e dua shumë këtë klub dhe mbështetësit tanë dhe do të jap gjithçka nga vetja që të përmirësohemi”, deklaroi Elneny për faqen zyrtare të Arsenalit pas nënshkrimit të kontratës njëvejçare.
“Jam shumë krenar që kam përfaqësuar këtë klub të mrekullueshëm që nga viti 2016. Shpirti dhe komunikimi që kemi në skuadrën tonë tani është kaq pozitiv dhe jam shumë i lumtur që kam vazhduar kontratën time”.
Elneny ka bërë 155 paraqitje në shtatë vitet e tij në Arsenal dhe është rikthyer në planet e Mikel Artetas pasi u huazua te Besiktas për sezonin 2019-20.

Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...