Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Barcelonës me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi furishëm ndeshjen ku vetëm pas dy minutash fitoi penallti, mirëpo pas rishikimit me VAR u anulua.
Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe realizoi një supergol por VAR-i ishte aleat i Barcelonës edhe njëherë pasi goli u anulua, shkruan Arbresh.info.
Dhjetë minuta më vonë pas një super asistimi nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe ishte i vetëm para portierit ku nuk gaboi dhe realizoi për 1-0.
Reali pati edhe disa mundësi tjera por nuk i realizoi. Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, Barcelona barazoi me Fermin Lopezin, i cili shënoi pas një gafe të Arda Gulerit.
Nuk vonoi shumë dhe pesë minuta më vonë, Reali riktheu epërsinë me golin e Jude Bellinghamit.
Në fund të minutave shtesë, Vini pati mundësi të mirë, por goditja e tij u ndal nga portieri polak i Barcelonës./Arbresh.info
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...