Ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë në aktivitetin e parë të këtij viti, kampin olimpik në Mitersill të Austrisë.
Në këtë Kamp Olimpik po marrin pjesë rreth 1,000 garues nga 55 shtete, njofton Federata e Xhudos së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Ky është edicioni i 30-të i organizimit të këtij Kampi Olimpik në Austri.
Pjesë e kampit nga Kosova janë ekipi olimpik dhe partnerët e tyre. Përgatitjet po shkojnë mirë, stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, të koncentruara tek ndeshjet”, njofton Federata e Xhudos.
Xhudistët dhe xhudistet kosovare do të kenë ushtrime dhe kampe të shumta gjatë këtij viti pasi synojnë të përgatiten sa më mirë për Olimpiadën që do të mbahet në Paris të Francës.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...