Valentino Lazaro e ka lënduar kofshën gjatë stërvitjeve parasezonale në Singapor, duke u bërë lojtari i dytë i Interit që dëmtohet brenda javës si pasojë e stërvitjeve dërrmuese.
Interi njoftoi të enjten në mëngjes se testet mjekësore kanë treguar se anësori Lazaro e ka tërhequr muskulin në kofshën e djathtë dhe se gjendja e tij do të vlerësohet përsëri në ditët në vazhdim.
Lazaro iu bashkua klubit zikaltër në fillim të këtij muaji, ndërsa lëndimi i tij vjen disa ditë pasi Mateo Politano u dëmtua ngjashëm në stërvitje.
23-vjeçari ka shumë pak gjasa të paraqitet kundër Manchester Unitedit në ndeshjen hapëse të International Champions Cup të shtunën.
Përveç Unitedit, Interi do të përballet edhe Paris Saint-Germainin dhe Tottenhamin në këtë turne miqësor. /Gazeta Express/
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...