Edon Zhegrova reagon ashpër ndaj disa përfaqësuesëve të kombëtares së Kosovës

22:19 | 15 Nëntor 2023
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka reagur për herë të parë, pasi nuk erdhi tek Kosova për ndeshjet e nëntorit,

Edoni përmes një story në rrjetin social Instagram është shprehur i pakënaqur, me disa përfaqësues të Kombëtares së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikpyetje të luaj apo mos të luaj nga njerëz brenda kombëtares, ata vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare” , tha ai.

Tutje ai ka akuzuar edhe më tej njerëz në kombëtare.

“Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigantët e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje” vazhdoi ai.

Ky është postimi i plotë i Edon Zhegrovës:

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale