
BOLOGNA, ITALY - NOVEMBER 27: Edon Zhegrova of LOSC Lille during the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD5 match between Bologna FC 1909 and LOSC Lille at Stadio Renato Dall'Ara on November 27, 2024 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Edon Zhegrova po tërheq vëmendjen e një tjetër skuadre nga elita e futbollit italian.
Sipas raportimeve të “Corriere di Bergamo”, Atalanta ka shfaqur interes konkret për sulmuesin e krahut të Lille, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1.
26-vjeçari pati një sezon të mirë me klubin francez, pavarësisht një lëndimi në muskujt aduktorë, që e ka mbajtur jashtë fushës që nga 14 dhjetori 2024.
Tashmë ai është rikuperuar dhe i gatshëm për një kapitull të ri në karrierë, me disa klube që janë të interesuara.
Në sezonin që lamë pas, Zhegrova ka zhvilluar 21 paraqitje me Lille, duke kontribuar me 8 gola dhe 2 asistime, një bilanc mbresëlënës për një lojtar të krahut.
Kujtojmë se Zhegrova është pjesë e Lillet që nga janari i vitit 2022, kur u transferua nga Baseli./Arbresh.info
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...