Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka udhëtuar për në Paris të Francës ku është pritur në takim nga futbollisti kosovar që luan për ekipin e Lille-s, Edon Zhegrova.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku falënderoi Zhegrovën për pritjen si dhe mori si dhuratë një fanell të këtij të fundit.
“I nderuar shumë nga pritja e Edon Zhegrovës sonte në Paris; një djalë i jashtëzakonshëm. Mora dhe një dhuratë të çmueshme nga ai. Paraqitjet e tij në Lille këtë vit janë impresive. Rafael Leao, Victor Osimhen, Eden Hazard, Gabriel Magalhaes e Mike Maignan – të gjithë këta e të tjerë plot, kanë shpërthyer në skenën botërore pikërisht nga klubi i tanishëm i tij. Edoni është mu në këtë trajektore tani. E ardhmja e tij është e ndritshme. E ardhmja e Kosovës është e sigurtë me të. Të faleminderit për pritjen Edon. Të priftë e mbara djalë”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...