Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë publikë listën e 24 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në Kombëtare emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi.
Laçi nuk ishte i grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës në tetor për shkak të disa problemeve fizike.
Për shkak të lëndimit, këtë herë do të mungojë mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, i cili u lëndua në ndeshjen që Shqipërisa e zhvilloi kundër Hungarisë në Budapest dhe nuk do të ketë mundësi të jap kontributin e tij me kuqezinjët.
Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës, ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë edhe dy sfidat e fundit për këtë fushë eliminatoresh.
Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas tetë ndeshjeve, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në udhëtim, ndërsa më 15 nëntor do të presin Andorrën në “Air Albania”./Arbresh.info

Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...