Edinson Cavani thuhet se vazhdon të jetë i frustruar me pozitë e tij në Paris Saint Germain për shkak se problemet në klub po vazhdojnë të rriten gjithashtu.
Sulmuesi u largua më herët nga ndeshja në vikend para se të marrë pjesë në xhiron e nderit me bashkëlojtarët e tij, pasi u zëvendësua në favor për t’i dhënë më shumë hapësirë në sulm dyshes – Mbappe dhe Neymar, transmeton portali arbresh.info.
Cavani është përfolur për transferim në Real Madrid gjatë verës, por asgjë nuk arriti të materializohet, ndonëse nëse këto raporte janë të vërteta, ka shanse të mira që sulmuesi të largohet diku tjetër në janar kur të rihapet merkato e transferimeve.
Uruguaiani ka qenë një forcë mjaftë e madhe për skuadrën si në Evropë ashtu edhe ndërkombëtarisht, por duket se ende nuk është duke marrë kreditin që e meriton me PSG-në.
Duke marrë parasysh që një numër i madh të top yjeve të skuadrës thuhet se janë në prag të largimit, kjo nuk duket një gjë aspak pozitive për kampionët./arbresh.info/
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...