Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp njoftoi në mënyrë të papritur se ky sezon do të jetë i fundit nën drejtimin e të kuqve.
Gjermani theksoi se po i shterojnë eneergjitë dhe se do t’i duhet të qëndrojë për të pakëtn një vit pushim nga profesioni i trajnerit.
Lamtumirën e Klopp nga The Reds, e komentoi së fundmi edhe Diego Simeone.
Argjentinasi i Atletico Madrid u shpreh se e kupton më së miri kolegun e tij, ndërsa theksoi se fitoret sado kënaqësi, sjellin me vete edhe stres e shumë lodhje.
“Është shumë e vështirë të shpjegosh ndjesitë e të tjerëve. Klopp është një trajner i madh dhe këtë sezon e ka “ringjallur” skuadrën. Të fitosh nuk është aspak e lehtë, madje fitoret sjellin me vete shumë stres dhe lodhje”, u shpreh Simeone./SS
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein