Roma ka bërë të ditur se lojtarët e klubit do të mundë të kthehen në kampin stërvitor nga java e ardhshme, pasi që regjioni i kryeqytetit ua dha atyre dhe Lazio dritën e gjelbër për rinisjen e stërvitjeve.
Regjioni i Lazios, që e qeveris kryeqytetin, Romën, e konfirmoi të shtunën në mbrëmje se ata do t’i lejonin klubet profesioniste të sporteve t’i rinisin stërvitjet individuale që nga 6 maji, transmeton Gazeta Express.
Vetëm pak momente më vonë, Roma shkroi: “Roma dëshiron ta falënderojë regjionin e Lazios për ndjeshmërinë e tyre ndaj sporteve ekipore”.
“Javën e ardhshme lojtarët e Romës do të testohen nga ekipi mjekësor dhe të do t’i fillojnë seancat stërvitore individuale – duke i respektuar udhëzimet për distancim social – në kampin stërvitor Trigoria”.
Ky lajmërim i Romës e mbyll një ditë të rëndësishme për futbollin italian, që nisi me lajmërimin e Sassuolos, i cili u bë klubi i parë i Serisë A që e konfirmoi se do t’u kthehet seancave stërvitore në fillim të javës së ardhshme.
Sassuolo u ndoq nga nikoqirët në regjionin Emilian, Parma dhe Bologna, para se Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora ta ndërronte mendimin, pasi që fillimisht e kishte refuzuar opsionin që stërvitjet e sporteve ekipore të mundë të kthehen nga e hëna.
Gazeta italiane ANSA se ai i shkroi Komitetit Shkencor-Teknik të Departamentit për Mbrojtjen e Civilëve të Italisë dje, duke u kërkuar të aplikohet rregulli i sporteve individuale edhe për sportet ekipore nga 4 maji.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...