Zinedine Zidane premtoi se Reali i Madridit do të fitonte një tjetër trofe gjatë këtij muaji, pikërisht atë të Superkupës së Spanjës, por Los Blancos dështuan të kalonin në finalen e këtij kompeticioni pasi u eliminuan në gjysmëfinale nga Athletic Bilbao.
Një humbje që djeg por që gjithsesi nuk dramatizohet nga trajneri francez i Realit me Zidane, që theksoi se pavarsisht eliminimit, jeta vazhdon dhe Reali do të kërkojë të rikthehet te suksesi që në ndeshjen e radhës.
“Nuk është një dështim. Të dështosh do të thotë të mos tentosh për të fituar dhe të mos japësh gjithçka në fushë. Kjo është jeta, nuk mund të fitojmë gjithmonë. Pjesa e parë nuk më pëlqeu aspak. Bilbao pati dy raste dhe i shënoi të dyja. Pjesa e dytë ishte ndryshoi. Goditëm shtyllën, krijuam shumë raste dhe realizuam një gol. Për fat të keq nuk mjaftoi të evitonim humbjen dhe eliminimin“, deklaroi trajneri francez.
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit