Quincy Promes, futbollisti holandez 33-vjeçar, është arrestuar nga policia e Dubait të enjten, në bazë të një kërkese zyrtare për ekstradim të lëshuar nga autoritetet gjyqësore në Holandë.
Avokati i tij, Cem Polat, ka konfirmuar arrestimin për mediat, por ka refuzuar të japë komente të mëtejshme. Ndërkohë, autoritetet e Dubait nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare për rastin.
Sipas raportimeve, arrestimi është kryer në orët e para të së enjtes, në banesën e Promes, i cili më pas është transferuar në një qendër paraburgimi në Dubai.
Nëse procedurat e ekstradimit do të miratohen, ish-lojtari i Ajax do të ekstradohet drejt Holandës nën mbikëqyrjen e Policisë Ushtarake Mbretërore, për të vuajtur një dënim me shtatë vjet burg. Kjo ndodhi pak ditë pasi avokati i tij kërkoi nga Gjykata e Apelit në Amsterdam të rrëzonte urdhrin ndërkombëtar të arrestit, por kërkesa u refuzua.
Nuk është hera e parë që Promes arrestohet në Dubai, pasi kishte ndodhur edhe një vit më parë kur ishte me ekipin e Spartak Moskës, por që u lirua pastaj.
Fillimisht, Promes ishte dënuar me 1.5 vjet burg për një incident ku ai goditi me thikë kushëririn e tij.
Më pas, ai u shpall fajtor edhe për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge, për çka gjykata e zgjati dënimin me edhe gjashtë vjet të tjera. Procesi i apelimit për të dy rastet mbetet ende në shqyrtim.
Quincy Promes aktualisht ishte duke luajtur te United FC në Dubai. Ky klub luan në nivelin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...