Milot Rashica raportohet të ketë tërhequr vëmendjen e një tjetër klubi në Gjermani.
Forma e lartë e sulmuesit kosovar të Werder Bremenit ka bërë që një numër i madh klubesh të shfaqin interesim për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton SportBild, Schlake është duke rivalizuar tani RB Leipzigun në garën për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.
23-vjeçari është në formë të shkëlqyer në Bundesliga dhe ka realizuar dhjetë gola brenda këtij viti.
Werder Bremeni është në bisedime me 23-vjeçarin nga Vushtrria për rinovim të kontratës, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Borussia Dortmundi dhe Benfica kanë shfaqur në të kaluarën gjithashtu interesim për nënshkrimin me Rashicën./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit