Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është duke kërkuar transferimin e mesfushorin Cesc Fabregas.
Reprezentuesi spanjoll ka qenë duke u kërkuar gjithashtu për transferim te AC Milani gjatë muajit janar, por zgjodhi qëndrimin në ‘Stamford Bridge’ për t’i ndihmuar “Blutë” drejt garës për titull, transmeton portali arbresh.info.
‘Telegraph’ raporton se Milani është i gatshëm të shtrojë në tavolinë 27 milionë funta për spanjollin, por Manchester United është i gatshëm gjithashtu të paguaj për shërbimet e tij nëse Chelsea vendos të bëjë biznes.
Trajneri i United është një admirues i madh i ish lojtarit të Arsenalit, me të cilën ka nënshkruar edhe gjatë detyrës në Chelsea në vitin 2014./arbresh.info
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...