Ish lojtari i Manchester United, Paul Parker nuk është i trembur për të bërë deklarata kontroverse.
Legjenda e Manchester United beson se çdo lojtar do të kishte vështirësi për tu përshtatur në sistemin e trajnerit Jose Mourinho, madje edhe lojtari më i mirë në botë, transmeton portali arbresh.info.
Derisa United vazhdon të jetë në pozitën e dytë në ligë, klubi u eliminua nga UEFA Liga e Kampionëve dhe është i pashpresë për të rivalizuar Manchester Cityn në Premierë Ligë në garën për titull.
“Manchester United mund të nënshkruaj me lojtarin më të mirë në botë por është ai lojtar që do t’i lejohet të luaj dhe të shfaq pse është më i miri në botë?”, ka thënë fillimisht Parker.
“Pa marrë parasysh se sa të holla janë shpenzuar, a do t’iu lejohet këtyre lojtarëve të tregojnë se cilat janë pikat e tyre të forta?”
“Ky është problemi. Ne e shohim këtë gjatë gjithë kohës dhe këta lojtarë kanë ardhur dhe kjo nuk është duke funksionuar për shkak se ata nuk janë lojtarët që ata ishin në ish klubet e tyre. Kjo ka ndodhur për shkak të stilit të lojës së Mourinhos”
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...