Xhudistja Lauara Fazliu mbetet pa medalje në Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Pas Loriana Kukës dhe Akil Gjakovës, të cilat u eliminuan më herët, tashmë edhe Laura është eliminuar nga ky event i madh i xhudos.
Laura në repesazh është mundur nga portugezja, Barbara Timo, duel ky i zhvilluar kategorinë deri 63 kilogram.
Eliminohen Gjakova dhe Kuka, Laura në garë për medalje të bronztë
Në ditën e dytë të turneut në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, sot kanë garuar Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.
Gjakova është eliminuar në rundin e parë, derisa Loriana është mundur në rrethin e dytë, kurse, Laura Fazliu ende është në garë për medalje në këtë event të madh të xhudos.
Në fakt, Laura është mundur në çerekfinale nga austriakja, Lubjana Piovesana, por tani do ta synojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Kujtojmë se dje Nora Gjakova fitojë medaljen e artë, derisa Distria Krasniqi u stolis më medalje të argjendtë. /rtk
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...