Një dekadë pas prezantimit të Kakas, Karim Benzemas dhe Cristiano Ronaldos në stadiumin Santiago Bernabeu, Real Madridi shpreson t’i bëjë një pritje edhe më të madhe Eden Hazardit.
Belgu do të prezantohet para tifozëve të Madridit në Bernabeu mbrëmjen e së enjtes në ora 19:00 në mënyrë që një numër më i madh i tifozëve të jenë në gjendje që të jenë të pranishëm, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi dëshiron të prezantoj të gjithë përforcimet e tyre para tifozëve, por ata duan që arritja e Hazardit të jetë diçka më e veçantë.
Ronaldo mblodhi 70 mijë tifozë gjatë prezantimit të tij dhe qëllimi i ‘Los Blancos’ është të kalojnë këtë shifër për Hazardit.
Futbollisti serb Luka Jovic do të prezantohet në Bernabeu nesër (12 qershor), por gjiganti evropian nuk ka përgatitur diçka madhështore për të./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026