Sipas raporteve në Spanjë, Eden Hazard zyrtarisht do të prezantohet si lojtar i Real Madridit javën e ardhshme.
Hazard konfirmoi largimin nga skuadra në perëndim të Londrës pas fitores 4 me 1 të Chelseas ndaj Arsenalit në finalen e Evropa Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Eksperti i transferimeve në Spanjë, Eduardo Inda insiston se marrëveshja është vendosur se kur do të vuloset dhe se Hazard ka kërkuar për vetëm një rritje të vogël të pagës.
“Hazard, nëse parashikimet nuk prishen, do të prezantohet të enjten ose të premten javën e ardhshme”, ka thënë Inda për El Chiringuito.
“Ai ka pranuar një pagë relativisht modeste, ai do të fitoj aty 11 milionë euro, dy milionë më shumë seç ka fituar te Chelsea dhe marrëveshja me Chelsean është shumë afër”
Ndërkohë, klubi në Bernabeu pritet të ketë një verë mjaftë të zënë./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026