Roger Federer me titullin e fituar në Wimbledon i ka bërë të gjithë tifozët e tij të lumtur, por ai që është entuziazmuar më shumë nga ky sukses është një 36-vjeçar me emrin George dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, britaniku siguroi përfitime financiare.
Mësohet se George, presidenti i një kompanie biznesi, është edhe një admirues i Federer. Ai nuk ngurroi që të vendosë një bast prej 36 mijë Eurosh për suksesin e zviceranit dhe 35-vjeçari nga Bazeli nuk e zhgënjeu. Federer mundi Cilic 3-0, ndërsa George fitoi plot 184 mijë Euro.
“Nuk vë shpesh baste, por kur e ndërmarr një veprim të tillë jam i sigurt. Federer fitoi turnetë më të rëndësishëm në fillim të këtij viti dhe kur deklaroi përqendrimin e tij në fushat me bar dhe çemento, kuptova se në Wimbledon do të shkonte deri në fund. Gjithsesi, unë nuk kam mundur të fle për ditë të tëra”, tha George për Telegraph.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...