Fabio Capello thotë se ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, ka potencial për t’u bërë fitues i “Topit të Artë” në të ardhmen.
Mesfushori sapo ka mbushur 21 vjeç dhe dje luajti për herë të parë si titullar që prej lëndimit në ligamentet e gjurit në janar.
Ai shkëlqeu në triumfin 3:1 të Romës ndaj Juventusit të dielën.
“Kaka nuk e kishte të njëjtën fuqi si Zaniolo, që ka më shumë teknikë dhe shpreh veten më mirë në fazën finale”, ka thënë Capello.
“Ky talent i Romës ka fizik të jashtëzakonshëm, fuqi dhe shpejtësi, të përziera me kualitet. Ai ka potencial jo për të fituar vetëm ‘Këpucën e Artë’ në atë ardhmen, por diçka më shumë”, shtoi italiani.
“Nuk shoh lojtarë të tjerë të rinj aq të mirë si Zaniolo përreth momentalisht, kështu që po, mendoj se ai ka potencial për të fituar ‘Topin e Artë’”, u shpreh ai.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s