Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois e ka pranuar se dëshiron që ish bashkëlojtari te Chelsea, Eden Hazard, të ribashkohet me të te kryeqyteti spanjoll.
Muajin e kaluar, mesfushori i Chelseas tha për RMC Sport se ka marrë një vendim tashmë për të ardhmen dhe është raportuar nga gjithë mediat se ai dëshiron të largohet nga Stamford Bridge që t’i bashkohet ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Hazard së fundmi ka thënë gjithashtu se “nuk dëshiron të ketë ndonjë pendim” në karrierën e tij duke lënë të kuptohet se është i hapur për transferim në Madrid.
“Nuk e di të ardhmen e tij, nuk e di nëse klubin dëshiron të nënshkruaj me të, por ai është njëri nga shokët e mi më të afërt në futboll, prandaj unë dua që ai të vijë këtu”, ka thënë Courtois për El Larguero.
Portieri belg i është adresuar gjithashtu komenteve të bëra rreth bashkëlojtarët të tij Gareth Bales duke insistuar se nuk ka ndonjë problem mes tyre apo në skuadër.
“Ne flasim shumë, e kalojmë shumë mirë dhe na pëlqen të dyve golfi”, përfundoi Courtois./arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s