Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri thotë se Alexis Sanchez do të jetë në aksion në ndeshjen kundër Arsenalit nesër në mbrëmje në kuadër të Kupës FA.
Para ndeshjes së madhe ndërmjet dy skuadrave, Sanchez nuk ka qenë në Arsenal qysh pas largimit prej tyre për transferim në Manchester United një vit më parë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i përkohshëm i United, Solskjaeri ka konfirmuar se Sanchez do të jetë i përfshirë në ndeshjen në Emirates.
“Ai do të jetë i përfshirë”, ka thënë fillimisht Solskjaeri për MUTV.
“Mendoj se atij do t’i pëlqej kjo nëse turma kthehet kundër tij. Si një lojtar, krenari fillon dhe ju mendoni për t’i shfaqur gjithçka atyre”
“Ai ka qenë fantastik në stërvitje, qëndrimi i tij ka qenë në nivel dhe shpresojmë se do të shijojë ndeshjen”
Ndeshja mes dy gjigantëve fillon të premten nga ora 20:55./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...