Ngjarje e pabesueshme në klubin skocez, Aberdeen.
Futbollistët e kësaj skuadre, kanë mbetur të shokuar kur e kanë kuptuar se ku ka përfunduar topi i goditur në stërvitje, i cili përfundoi në lum.
Ai ka “lundruar” gjatë dhe ka përfunduar 1800 kilometr larg, në veri të Norvegjisë.
Sekretari i klubit, Tom Evan, është tronditur kur e ka marrë një e-mail nga një norvegjez.
“Ju me siguri keni një nga lojtarët me gjuajtjen më të fortë në botë, duke marrë parasysh që shoku im gjeti topin në bregdet. Ne jemi të vendosur 1800 kilometra në veri të Aberdeen. Topi është pak i pistë pas një udhëtimi të gjatë”, thuhet në e-mail.
Ngjarja ka mahnitur mediat britanike, që e kanë konsideruar një gjë të tillë si mahnitëse.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...