E pabesueshme: Man City në Ligën e Katërt të Anglisë

13:32 | 15 Shkurt 2020

Manchester City në Ligën e Katërt të futbollit anglez? Ky është lajmi ditës në mediet angleze.

Klubi anglez është dënuar nga UEFA me ndalim pjesëmarrje për dy vite në Ligën e Kampionëve, dhe një gjobë prej 30 milionë euro.

Por, ky dënim nuk do të jetë i vetmi për Manchester Cityin.

Raportohet se Manchester City mund të dërgohet në Ligën e Katërt të futbollit, për thyrje të rregullave edhe në Angli, sepse informacionet që jepen në UEFA sa i përket licencimit dhe përfitimeve nga sponsorët, duhe të jenë të njëjta me atë që pasqyrohen në Angli.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i FA për Manchester Cityn, por një dënim i tillë, do të ishte drastik, duke sjellë fundin e kampionëve anglez.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara