Vetëm disa muaj pasi i kishte thënë lamtumirë West Ham United, portieri polak Lukasz Fabianski është rikthyer në “London Stadium”. Në moshën 40-vjeçare, ai ka nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni me klubin londinez, duke sjellë sërish përvojën dhe autoritetin e tij në dhomën e zhveshjes.
Pas shtatë viteve të suksesshme me West Ham, Fabianski u largua në fund të sezonit të kaluar duke lënë të hapur mundësinë për të vazhduar karrierën në Poloni si lojtar i lirë. Por, ftesa e papritur nga ish-klubi i tij bëri që ai të kthehej aty ku la gjurmë të thella.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer, sepse ky klub do të thotë shumë për mua. Jam këtu për të mbështetur ekipin dhe për të ruajtur standardet e larta. Kam shumë përvojë dhe besoj se kjo mund të jetë e dobishme. Do të vazhdoj të punoj si gjithmonë, në një nivel të mirë, edhe pse e kuptoj se roli im është i ndryshëm këtë herë”, u shpreh Fabianski për faqen zyrtare të klubit./telegrafi
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...