Roberto Firmino ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite, pas largimit nga Liverpooli.
Sulmuesi brazilian qëndroi tetë vite në Anfield, por në fund të sezonit u largua si futbollist i lirë nga The Reds.
Përkundër shumë ofertave nga klubet evropiane, Firmino ka vendosur ta ndjek trendin e lojtarëve të mëdhenj për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Fabrizio Romano ka njoftuar se lojtari është pajtuar të transferohet në Arabinë Saudite tek skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit arab, Al Ahli.
“Al -hli po kalon në fazën përfundimtare të marrëveshjes së Roberto Firmino. Kontrata trevjeçare në tavolinë, pala e lojtarit ende po i diskuton disa detaje përpara se të japë dritën gjelbër për nënshkrim”.
“Al Ahli shpreson të prezantojë Firminon dhe Mendyn si nënshkrimet e reja së shpejti”, ka shkruar Romano.
Sulmuesi brazilian kishte oferta të shumta, kryesisht nga Serie A, por paga e ofruar nga skuadra arabe në fund ka bërë diferencën. /Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron