Luis Díaz do të bëhet lojtar i Bayern Munich, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje të plotë për transferimin e tij nga Liverpool FC.
Sipas Farbrizo Romano, transferimi i kolumbianit tek Bayerni arrin deri në 75 milionë euro, ndërsa klubi gjerman ka marrë autorizimin për të kryer kontrollin mjekësor, që pritet të ndodhë së shpejti, shkruan Arbresh.info.
“Lucho” dëshironte të largohej nga “Anfield” dhe Liverpool e ka pranuar situatën, duke miratuar kushtet e transferimit.
Futbollisti kolumbian do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me gjigantët e Bundesligës, që do ta mbajë në “Allianz Arena” deri në vitin 2029.
Bayerni është në kërkim të Diazit që nga fillimi i merkatos, por dy ofertat e para të bavarezëve u refuzuan nga “The Reds”.
Liverpooli është skuadra më aktive në merkaton e verës duke bërë afrime të mëdha si Ëirtz, Frimpong, Kerkez dhe së fundmi Ekitiken.
Teksa është larguar Trent Alexander-Arnod, dhe tashmë Luis Diaz. Këtu nuk mbaron gjithçka për ta pasi tani pas kësaj shitje ata do të “hidhen” me të gjitha forcat për Isakun apo edhe Rodrygon./Arbresh.info
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...