Chelsea ka rrëmbyer Mykhailo Mudryk nga Arsenali, duke arritur marrëveshje me Shakhtar Donetsk.
Gunners kishin udhëhequr garën për Mudryk, i cili ka qenë objektivi i tyre kryesor në luftën e tyre për titull në Ligën Premier.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Blutë e kanë paguar shumën prej 100 milionë euro që kërkohej nga ukrainasit.
Chelsea gjithashtu ka ranë dakord me lojtarin që do të fluturojë në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara se të vendosë nënshkrimin në kontratën prej shtatë vitesh, shkruan telegrafi.
“Mykhaylo Mudryk tani është në aeroplan për në Londër. E ardhmja e tij është në fazë kyçe, ku para vetës ka kontratën e Chelseat deri në qershor 2030. Chelsea shpreson ta mbyll marrëveshjen në këto dy ditë”, shkruan Romano.
Shakhtar më herët kishte konfirmuar se një marrëveshje me Chelsean është afër përfundimit.
Në anën tjetër Chelsea ka filluar të bëjë lojëra në rrjetet sociale, duke i ftuar fansat e tyre që të përcjellin ukrainasin në rrjetet sociale.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 14, 2023
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...