Ylli portugez, Joao Felix ishte shumë afër transferimit tek Benfica pasi nuk është më në planet e trajnerit Enzo Maresca.
Mirëpo marrëveshja dështoi në fund mes yllit portugez dhe Benficas, pasi u përfshi një palë e tretë aty, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve, një telefonatë e Cristiano Ronaldos drejt Joao Felixit, për t’iu bashkuar Al-Nassr, ndryshoi rrjedhën e këtij transferimi.
Felix u telefonua nga kapiteni i tij tek Portugalia dhe ai menjëherë pranoi t’i bashkohet gjigantit saudit.
Tashmë është gjithçka e kryer, ai do të largohet nga Chelsea përfundimisht pas disa huazimeve që pati, fillimisht tek Barcelona e pastaj edhe tek Milani, gjysmën e sezonit të kaluar.
Joao Felix tashmë do të udhëtojë drejt Arabisë Sauditë për testet mjekësore si dhe nënshkrimit e kontratës.
Al-Nassr do të derdhë nga arkat e klubit plotë 30 milionë euro me klauzolë dhe bonuse të përfshira në marrëveshje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...