Neymar do të jetë jashtë fushës për katër javë për shkak të një tendosje muskulore të shkallës së dytë të pësuar në kofshë.
27-vjeçari ka nisur rikuperimin e tij në Paris sot (e hënë) pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Nigerisë gjatë detyrës së tij me Brazilin, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Paris Saint Germainit ka postuar një foto në Instagram ku shihet në shtrat në Paris teksa në mbishkrim ka vendosur të tregoj se është në “rikuperimin”.
Neymar do të humbas dy ndeshjet e PSG-së në Ligë të Kampionëve kundër Club Brugges por mund të jetë në gjendje të kthehet në kohë për ndeshjen ndaj Real Madridit.
Neymar lëndoi këmbën e tij të djathtë muaj më parë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi në vitin 2018./arbresh.info/

PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...