Eric Dier u huazua në janar te Bayern Munich, me klubin gjerman që e mori mbrojtësin nga Tottenham deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtë blerjeje në verë.
Sipas medieve britanike, anglezi nuk ka arritur që të fitojë besimin e trajnerit Thomas Tuchel dhe nuk është duke luajtur rregullisht, ndoshta nuk është i gjithë faji i tij, duke qenë se situata në klubin bavarez është shumë e komplikuar dhe kjo po ndikon në performancën e shumë lojtarëve, të cilët nuk janë në gjendje të performojnë në potencialin e tyre të plotë.
Megjithatë përtej këtyre detajeve, klubi i Bayern nuk po mendon që ta blejë kartonin e mbrojtësit, i cili në verë do duhet të rikthehet te Tottenham.
Pjesa e fundit e sezonit do të jetë vendimtare për Bayern Munich, me gjermanët, të cilët ende nuk e dinë se kush do të jetë trajner në sezonin 2024-2025, por duket e pamundur që Dier të qëndrojë në Gjermani. Ai ka bërë gjithsej 10 paraqitje deri më tani për edicionin 2023-2024, 6 në Bundesliga dhe 4 në Premier League.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...