Jude Bellingham po lidhet me një rikthim të mundshëm në Angli, vetëm pas një viti të kaluar te Borussia Dortmund.
Gjgianti gjerman kishte shpenzuar 23 milionë euro për transferimin e talentit anglez në verën e vitit 2020 nga Birmingham City.
Por paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me verdhezinjtë kanë bërë që të gjitha skuadrat e mëdha angleze, si Liverpool, Chelsea, Manchester United, Arsenal e Manchester City të vihen pas tij.
Lajmet e fundit ishin se The Reds do të bënin një ofertë prej 95 milionë euro për transferimin e lojtarit të talentuar në Anfield.
Por mediumi 90min, ka raportuar se Dortmund nuk e ka ndërmend të shes yllin e tyre të ri në vitin 2022, shkruan telegrafi.
Verdhezinjtë janë të gatshëm t’i përballojnë çdo oferte vetëm e vetëm që të mbajnë së paku deri në vitin 2023 lojtarin në Signal Iduna Park.
Synimi i skuadrës gjermane është që Bellingham të vazhdojë të rritet dhe në fund ta shesin për një shumë mbi 130 milionë euro.
18-vjeçari në pesë ndeshjet e para këtë edicion me Dortmundin, ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...