Për tifozët e futbollit e diela do të sjellë ndeshje interesante nga tri kampionatet më të forta.
Në Premier Leauge luhet derbi i javës ndërmjet skuadrave nga Londra, Tottenham-Chelsea.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:30.
Dy skuadrat e kanë nisur mirë sezonin e ri dhe do të tentojnë të vazhdojnë me këtë seri. Chelesa ka 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Tottenham 9.
Ndeshje interesante do të ketë edhe në Seria A të Italisë. Rivalët e vjetër Juventus -Milano, takohen nga ora 20:45.
Juventusi e cila ka një fillim të dobët me vetëm një pikë të fituar nga tri ndeshje do të kërkojë “ringjallje”, kundër Milanos, e cila e ka nisur mirë sezonin, me 3 fitore në tri ndeshjet e para, shkruan arbresh.info.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Valencias dhe Real Madridit në La Liga.
Dy skuadrat kanë nga 10 pikë nga 4 ndeshjet e para te sezonit./arbresh.info/
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë