Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, nuk ka dyshim se Lionel Messi do të mbahet në mend si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe thotë se tifozët e rivalit Real Madridit duhet ta pranojnë këtë pavarësisht se e kanë të vështirë.
Puyol e krahasoi statusin e ish-bashkëlojtari i tij në futboll me atë të Michael Jordan në basketboll, transmeton Gazeta Express.
“Nëse më pyesni mua kush është Michael Jordan, unë gjithmonë them se ai është basketbollisti më i mirë në histori”, tha Puyol.
“Të njëjtën e mendoj për Messin, ai është futbollisti më i mirë në histori”.
“Unë kuptoj se është e vështirë për një tifoz të Real Madridit ta pranojë se ai është më i miri. Por golat e tij e dëshmojnë”, shtoi ai./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...