Jan De Bor u shpall lojtari i ndeshjes mbrëmë në ndeshjen e kampionatit norvegjez mes Bryn dhe Bodo/Glimt.
Portieri 24-vjeçari që luan për Bryn në elitë, priti penallti ndaj Bodo/Glimt për të mbajtur skuadrën në lojë, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse penalltinë e priti sërish skuadra e tij u mposht me rezultatin 0-1. Mirëpo në fund ishte pikërisht portieri i Bryn që u konsiderua lojtari i ndeshjes.
Pasi u shpall lojtari i ndeshjes ai fitoi katër pako me vezë të freskëta, të dhuruara nga një nga inkubatorët kryesorë të Norvegjisë.
Diçka e çuditshme që shihet rrallë nëpër vendet tjera evropiane, pasi që në top pesë ligat kryesore zakonisht njeriu i ndeshjes fiton një çmim jo si në rastin e portierit norvegjez./Arbresh.info
Jan de Boer ble kåret til Brynes beste mot Bodø/Glimt og fikk reise hjem med bestemannspremien som denne kampen var fire brett med egg fra Steinsland & Co??? pic.twitter.com/ozzbZSFKaK
— Bryne FK (@Bryne_FK) March 30, 2025
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...