Thomas Strakosha u bashkau me skuadrën angleze Brentford në verën e vitit të kaluar.
Por e ardhmja e tij nuk është në Ishull, pasi hapësirat për të kanë qenë shumë të vogla.
Në fakt portieri shqiptar ka luajtur vetëm dy ndeshje në kuadër të Kupës dhe në Ligën Premier ende nuk ka luajtur asnjë minutë.
Brentfordi i ka bërë të qartë shqiptarit që të gjej një ekip të ri dhe e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit turk, te Fenerbahce, shkruan telegrafi.
Portieri aktual i Fenerbahces, kapiteni Altay Bayindir nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe gjiganti turk është duke kërkuar një portier të ri.
Trajneri i Fenerbahces, Jorge Jesus e pëlqen shumë shqiptarin dhe sipas mediave turke pritet të fillojnë bisedimet mes dy klubeve.
Brentford është gati ta lejoj largimin e Strakoshës edhe si huazim për gjashtë muaj, por dëshiron t’i vendos një klauzolë largimi prej pesë milionë eurove.
Sa i përket reprezentuesit shqiptar ai është i gatshëm të largohet dhe dëshiron një klub ku do të ketë më shumë hapësira.
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë