Jonathan David do të largohet nga Lille në afatin kalimtar veror dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar.
Javë më parë ka qenë presidenti i Lille që ka konfirmuar se David ka një klauzolë largimi dhe klubi do ta lejoj largimin e tij nëse ajo paguhet nga ndonjë skuadër tjetër.
Në fakt ofertat nuk mungojnë për sulmuesin kanadez i cili ka qenë ndër lojtarët më të mirë në elitën e futbollit francez Ligue 1.
24-vjeçari është mes transferimit në Ligën Premier të Anglisë dhe elitën e futbollit italian Serie A.
Chelsea, Man Utd, Arsenal, Aston Villa dhe Newcastle United e duan lojtarin në Ishull, derisa Roma dhe Milan janë dy skuadrat italiane që kërkojnë transferimin e tij.
David ka realizuar 26 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë në 48 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën e Lille.
Megjithatë me kontratën e mbetur edhe për një vit te Lille, lojtari mund të largohet nga klubi francez nëse paguhet një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...